Haga liron Stanisiçin dhe Simatoviçin

Këshilli gjykues i Tribunalit të Hagës ka liruar nga të gjitha akuzat ish-shefin e Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Jovica Stanisic, dhe zëvendësin e tij, Franko Simatovic – Frenki, të cilët akuzoheshin për krime lufte në Kroaci dhe në BeH, transmeton Express.
Edhe pse Stanisic dhe Simatovic akuzoheshin për koordinim, organizim, pajisje, trajnim, armatosje dhe financim të njësiteve të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, të cilat gjatë viteve 1991-1995 vrisnin, përndiqnin dhe deportonin civilët joserbë nga Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina, Tribunali e pa të udhës që të dytë të lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës./Indeksonline/