Haga nje sheqerke Serbise
Gjykata e Kombeve te Bashkuara per Krime Lufte ne Jugosllavi apo sic e njohim te gjithe Gjykata e Hages dje vendosi qe Ramush Haradinaj te rigjykohet pjeserisht. Ish-komandanti i UCK-se dhe me pas per 100 dite Kryeminister i Kosoves do te perballet serish me drejtesine ne nje proces i cili duket se nuk ka qellim vendosjen ne vend te drejtesise ajo u vendos atehere kur Haradinaj la karrigen e Kryeministrit dhe shkoi vete ne Hage.
Kjo e fundit nuk eshte tjeter vecse nje levizje taktike per te kenaqur Serbine ne nje kohe kur diplomacia e saj po peson deshtim pas deshtimi. Kjo nuk mund te jete tjeter vecse nje perpjekje per te neperkembur luften e Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Perse edhe nje organ i drejtesise duhet te behet pre e lojerave politike
Ne radhe te pare Gjykata e Hages duket se ka deshtuar teresisht ne zbardhjen e krimeve ne hapesiren ish-jugosllave gjykimin dhe denimin e fajtoreve. Te gjithe e kane pranuar qe ne ish-Jugosllavi ka pasur gjenocid dhe spastrim etnik por fajtori ende nuk eshte gjendur. Fajtori ne fakt ende mundohet te fitoje ne tavoline ate qe humbi ne fushen e luftes.
8000 boshnjaket myslimane kane te drejte te pyesin nga pertej varrit Kush eshte fajtor per masakrimin e tyre ne Srebrenice Milloshevici vdiq gjate procesit... Shesheli zere se nuk eshte me... Karaxhici i thote Perendimit pse ma hoqet paprekshmerine dhe Mlladici nuk dihet ku jeton diku ne Serbi me ndonje hunde dhe vetull te re.
Keta dhe nje kaste e tere politike ishin fajtoret. Keta dhe te tjere qe sot ne Beograd kane te drejten te levizin lirshem ne BE. Mlladici i zbukuruar nga ndonje operacion plastik mund ta pije kafen ne Paris a Prage se bashku me cetniket e tjere pasi u duhet te kene thjesht nje pasaporte biometrike. Nderkohe viktimat e tyre ne Bosnje dhe ato te Arkanit ne Kosove ende nuk e kane te drejten ta shohin ta shkelin e ta njohin Europen.
Ne radhe te dyte ky standard i dyfishte fatkeqesisht ka kapluar edhe Hagen. Ne nje kohe kur Del Ponte ne librin e saj hidhte akuza pa baze dhe pa logjike per klinika ne maje te kullave shqiptare nje prokuror shqiptar i afert me hetimet me thoshte qe pretendimet ishin qesharake Haga ra ne gracen e Beogradit ne rast se nuk e zhbejme dot pavaresine e Kosoves te pakten te perfitojme sa te mundim. Te kepusim favore e privilegje nga BE-ja e SHBA-ja por edhe votat ne Serbi te mos i humbim.
Ramush Haradinaj do te rikthehet shpejt ne Kosove. Me shume popullaritet do te gjeje me shume fuqi politike. Serbia nuk po ben tjeter vecse po u kujton kosovareve qe kane pasur djem trima qe dikur kane luftuar per ate vend ne nje kohe kur nje pjese tjeter ikte. Haradinaj do te shpallet serish i pafajshem por Serbia do te grumbulloje pike nga tetrisi i luajtur nderkombetarisht per te vene kushte kerkuar favore per veriun e Kosoves manastiret apo per integrimin e saj.
Vecse mijera shpirtra kroatesh boshnjakesh e kosovaresh ne ate bote dhe ne kete bote jane trazuar dhe po trazohen qe viktima po trajtohet si kriminel dhe krimineli si viktime. Kjo do ta ule edhe me tej besueshmerine e kesaj gjykate duke nxjerre ne pah deshiren e munguar politike te fuqive perendimore per ta trajtuar te bardhen si te bardhe e te zezen si te zeze. Ne dukje eshte vecse nje sheqerke qe i jepet Serbise pas cdo hidherimi qe ajo te mos merzitet per krimet kolektive qe kreu shoqeria e saj qe nga Sllovenia e deri ne Kosove.