Vlore shtohen rastet e dyshuara me salmonele
Shtohen rastet e femijeve te shtruar ne repartin e Pediatrise se spitalit rajonal te Vlores. Mengjesin e djeshem jane shtruar edhe 20 raste te reja nderkohe qe ka pasur nje numer te madh vizitash ambulatore edhe per te rriturit te cilet kane shfaqur te njejtat shqetesime temperature te larte bark dhe te vjella. Shume nga keta paciente jane detyruar te kthehen ne shtepi pas marrjes se serumit pasi reparti i infektivit nuk ka pasur kapacitet te mjaftueshem ne shtreter.
Nderkohe ne repartin e Pediatrise femijet vijojne te qendrojne nga dy neper cdo shtrat. Madje disa prej tyre jane vendosur edhe ne korridoret e pavijonit per shkak te fluksit te madh te shtrimeve. Tashme numri i pacienteve ka shkuar ne 142 nderkohe qe ende pritet konfirmim zyrtar per te sqaruar shkaqet e verteta te kesaj epidemie qe dyshohet te kete si shkaktar salmonelen.
Nderkohe cilesia e ujit te pijshem vazhdon te mbetet shqetesimi kryesor per Drejtorine e Shendetit Publik ne Vlore. Kreu i ketij institucioni Bruna Ndreu eshte shprehur per Shqip se cdo dite po kryhen analiza te ujit te pijshem i cili rezulton te jete i ndotur. Ajo ka kerkuar nderhyrjen e organeve te pushtetit lokal per te permiresuar cilesine e ujit. Mengjesin e sotem kane mberritur analizat e ujit nga 20 pika te ndryshme te qytetit. Ne marrim kampione cdo mengjes dhe pergjigjet i presim te na vijne brenda 24 oreve. Deri me tani ne dime qe ngarkesa mikrobiale e ujit te pijshem eshte e larte ka thene Ndreu nderkohe qe ka shtuar se disa kampione do te nisen per tu analizuar ne ISHP per te pare me mire se cfare e shkakton kete viroze. Deri tani ka rezultuar se shkaktare e kesaj situate eshte ngarkesa bakteriale me origjine nga uji. Analizat e feceve dhe te gjakut nuk kane ardhur akoma dhe jemi ende ne pritje te pergjigjeve. Ne kemi per detyre te bejme vetem monitorimin e cilesise se ujit te pijshem por kerkohet nderhyrje nga prefekti dhe ujesjellesi per te ndryshuar situaten ka thene me tej kreu i Drejtorise se Shendetit Publik ne Vlore.
Nderkohe autoritetet shendetesore u kane kerkuar qytetareve qe te mos konsumojne ujin e cezmave deri ne permiresimin e cilesise se ujit te pijshem.