E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haga paraqet deshmi kunder Presidentit sudanez

Kryegjykatesi i Gjykates Nderkombetare ne Hage, Luis Moreno-Ocampo, ka paraqitur rezultate te reja nga procesi hetimor mbi mizorite e kryera ne provincen e Darfurit. Ne te njejten kohe, ai paraqiti kerkesen per leshimin e urdhrit te arrestit kunder Presidentit Omal al Bashir. Aktpadia e fajeson qeverine sudaneze per mbeshtetjen me arme dhe para te miliceve arabe qe prej vitesh terrorizojne popullsine afrikane ne Darfur. Kryegjykatesi, Moreno Ocampo i permblodhi keshtu dje akuzat: "Kemi tre pika ne akuzen per gjenocid: vrasjen e grupeve etnike Fur, Masalite dhe te Zaghavave, shkaktimin e traumave te renda po te keto grupe etnike dhe krijimin e qellimshem te kushteve per shkaterrimin e jeteve njerezore". Ne konfliktin e Darfurit kane humbur jeten rreth 300000 vete. Sudani nuk e njeh autoritetin e Gjykates Nderkombetare. Qeveria sudaneze dhe liga arabe thane se ngritja e aktpadise do te ashpersoje konfliktin ne kete rajon.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›