Qytetaret e Kosoves, vetem me nje pasaporte
PRISHTINE - Qytetaret e Kosoves qe nga java e ardhshme do te mund te pajisen me pasaportat e shtetit te Kosoves. Javen e ardhshme fillon personalizimi i pasaportave per te vazhduar pastaj me dokumente te identifikimit dhe patente shofere. Keshtu eshte bere e ditur dje, gjate nje konference per media nga zyrtare te Ministrise se puneve te brendshme. Ministri Zenun Pajaziti tha se aplikimi per pasaporta te Republikes se Kosoves fillon javen e ardhshme. Procedura per aplikim nuk do te ndryshoje shume nga ajo e me hershmja, ndersa kohezgjatja nga aplikimi e deri te pajisja me pasaporta do te jete dy jave. "Qytetaret e Kosoves mund te kene dy shtetesi, por per ne Kosove ata duhet te perdorin vetem nje pasaporte", tha ministri Pajaziti. Ai theksoi se ekziston nje disponim pozitiv te shume shtete qe ende nuk e kane njohur shtetin e Kosoves, perfshire ketu dhe Maqedonine dhe Malin e Zi, qe t'i njohin pasaportat e Republikes se Kosoves. "Konsiderojme se do te kemi mirekuptim, sic kemi pas deri me tani me keto vende, kemi interesa reciproke me vendet fqinje te qarkullimit te njerezve dhe te mallrave nuk besoj se do te kemi telashe", tha Pajaziti. Sipas tij do te prodhohen 4 lloje te pasaportave, te thjeshta, diplomatike, zyrtare dhe dokumente udhetimi. Afati i vlefshmerise do te jete 10 vjecar per shtetasit mbi moshen 18 vjec, 5 vite per ata te moshes 3 deri ne 18 si dhe 3 vite per shtetasit qe jane 3 vjec. Pasaportat do te jene te kualitetit dhe te sigurise se larte ne perputhje me standardet evropiane. Taksa qe duhet te paguajne qytetaret do te jete 25 euro.