E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, kriza ekonomike sjell dhe faliment bankash

UASHINGTON - Pike e re kulmore ne krizen e kredive ne SHBA: Me banken e hipotekave dhe kursimeve IndyMac ka falimentuar nje prej kredidhenesve me te medhenj ne tregun e pasurive te patundshme te vendit. Autoriteti shteteror per sigurimin e depozitave (FDIC) mori kontrollin e bankes, e cila pritet te rihapet si IndyMac Federal Bank, FSB.

Nje histori si ne filmat e Hollivudit. Nga frika se banka nuk do te ishte ne gjendje te shlyente detyrimet ndaj depozituesve, shume kliente kane terhequr gjate diteve te kaluara me shume se 1,3 miliarde dollare nga depozitat e tyre. Keshtu IndyMac u zhyt ne nje krize te thelle likuiditeti. Meqenese banka nuk kishte me mundesi te dilte vete nga kriza kete fundjave, autoriteti per sigurimin e depozitave e mori dje banken nen kontroll. Me ane te sigurimit te depozitave ne SHBA jane te siguruara si rregull depozitat deri ne 100000 dollare. IndyMac kishte fillimisht depozita ne shume prej 19 miliarde dollaresh. Se fundi, sipas te dhenave te autoriteteve shuma prej rreth 1 miliard dollaresh nga gjithsej 10000 kliente nuk ishte e mundur te sigurohej. IndyMac gjate bumit te pasurive te patundshme ne SHBA ishte nje nga kredidhenesit me te medhenj gjate viteve te kaluara. Nje mik i njeriut te thjeshte. Banka u kishte dhene shume kredi klienteve me siguri te vogla.

Ne nje perpjekje te deshperuar shpetimi, banka ndaloi javen e shkuar biznesin e ri dhe beri reduktime radikale ne personel. Plot gjysma e 7200 vendeve te punes u shkurtua. Kriza e bankes, e cila pati shume humbje gjate krizes ne tregun e pasurive te patundshme beri qe kursi i aksioneve te bankes ne bursen Wall Street-it te binte ne nivel shume te ulet. Tani ato jane fare pa vlere. Pas falimentimit te dyte me te rende ne historine e bankave ne SHBA, IndyMac do te drejtohet ne te ardhmen nga autoriteti per sigurimin e depozitave dhe pritet te hapet sot serish.

Pas falimentimit te IndyMac sektori bankar druhet se do te kete edhe te tjera. Te premten pati zera sipas te cilave Freddie Mac dhe Fannie Mae, dy financuesit me te medhenj te hipotekave ne SHBA, do te merreshin ne mbrojtje nga shteti per shkak te problemeve akute te likuiditetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›