E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Si te rihapen bisedimet

PRISHTINE - Nje hapje e mundshme bisedimesh mes Republikes se Kosoves dhe Serbise, do te ishte e realizueshme vetem nese eshte i qarte nocioni: "Kosova eshte e pavarur". Kete sugjerim e jep Frank Wisner, emisar i SHBA-ve per statusin e Kosoves. Ne nje interviste qe i dha dje radios Evropa e Lire, Wisner tha se "bisedimet duhet t'i shohim si bisedime mes dy vendeve sovrane", duke shtuar se "mbi kete baze ka shume per te biseduar".

Kreu i OKB ka propozuar bisedime te reja mes Prishtines e Beogradit mbi ceshtjet me interes te perbashket. A mund te jene te suksesshme keto bisedime, duke ditur se Serbia nuk pranon ta njohe Kosoven?

Do te ndalesha ne disa pika te thjeshta e te qarta. Ekziston gjithmone nevoja e dialogut Prishtine-Beograd. Une mirepres dhe te gjithe duhet te mirepresin faktin se Sekretari i Pergjithshem ka vene kornizen per nje dialog te tille. Te dyja palet duhet te jetojne bri njera-tjetres ne paqe dhe duhet te gjejne rruget per bashkepunim. Por, pika e hapjes se bisedimeve duhet te jete e qarte: Kosova eshte e pavarur dhe mbi 40 vende e kane njohur pavaresine. Nje shtet i ri ka lindur. Bisedimet duhet t'i shohim si bisedime mes dy vendeve sovrane. Mbi kete baze, qofte ajo eksplicite apo implicite, ka shume per te biseduar.

Propozimi i Ban Ki Mooni-it lidhur me konfigurimin e pranise nderkombetare ka elemente qe ndryshojne Planin Ahtisaari. A mund te ndryshoje ky plan dhe nese po, cilat jane pasojat?

Propozimi i tij per te rikonfiguruar UNMIK-un eshte bere ne kohen e duhur dhe eshte i mirepritur. "Ahtisari" eshte nje plan i gjere, por i ngritur mbi disa parime baze, te cilat nuk mund te ndryshohen dhe jam i bindur se nuk do te ndryshojne. Ketu hyjne respektimi i pakicave, njohja dhe respektimi i komunave me shumice serbe ne Kosove, pjesemarrja e pakicave ne institucionet qendrore, aftesia e Qeverise se Kosoves per t'i mbrojtur qendrat kulturore e fetare te Kishes Ortodokse serbe. Keto jane elementet kyce dhe duhet te permbushen nga te gjitha palet. E di qe propozimi i Ahtisarit kerkon ngritjen e forcave te sigurise dhe elemente te tjera qe i shkojne per shtat nje shteti sovran e modern. Propozimi Ahtisari ishte i gjere dhe krijoi bazen per Kosoven e pavarur. Une nuk shoh ndonje arsye per ta ndryshuar dhe nuk besoj se do te rishkruhet. Ishte pikerisht mbi kete propozim qe Kosova u be e pavarur.

Kosova eshte njohur nga 43 shtete, ne mesin e te cilave jane dhe demokracite kryesore. Por, ka nje ngadalesim te ritmit te njohjes se shtetit te ri. A eshte kjo shqetesuese?

Nuk jam aspak i shqetesuar. 43 shtetet qe e kane njohur Kosoven, jane kyce per te ardhmen e saj. Aty jane shtetet kryesore evropiane, te Amerikes se Veriut, Japonia, qe njeheresh i ofrojne ndihme ekonomike Kosoves. Ajo qe eshte bazike ne fillimin e nje shteti te ri, eshte bere. Kjo eshte e rendesishme. Do te ishte mire te kemi nje njohje me te gjere, por kjo do te behet me durim, kujdes dhe pune. Mendoj se esencialja eshte realizuar dhe te tjerat do te behen ngadale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›