Haga pranon padinë e Maqedonisë ndaj Greqisë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë publikoi aktgjykimin lidhur me padinë e gritur nga Shkupi zyrtar kundër Athinës për shkeljen e Marrëveshjes së Përkohshme Dypalëshe të vitit 1995, ku u bllokua pranimi i Maqedonisë në NATO në Samitin e NATO-s të vitit 2008 në Bukuresht, duke i dhënë të drejtë Shkupit zyrtar.
Gjykata tha se Greqia gaboi në vendimin për të bllokuar mareveshjen. Me 15 vota pro dhe një kundër, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, pranoi aplikimin e Maqedoninë kundër Greqisë, duke e arsyetuar këtë vendim, me faktin se Greqia nuk po i përmbahet detyrimeve të saj duke kundërshtuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, me pretekstin se nuk është gjetur ende një emër që t`i përshtatet kësaj ish-republike jugosllav.
Gjykata tha se vetoja e greqisë krijoi ndasi në marëveshjen e përkohshme të 1995, sipas së cilës athina pranoi të mos bllokonte anëtarësimin e shteteve të ballkanit në oraganizatat ndërkombëtare, nëse shkupi do të përdorte emrin “ ish republika jugosllave e Maqedonisë”, ose FYROM, ndërsa cështja do t`i nënshtrohej negociatave të mëtejshme , të cilat ende janë në ende në zhvillim. Më 17 nëntor 2008, Shkupi iu drejtua Gjykatës së Drejtësisë në Hagë, ku paditi Athinën se, me veton e saj në Samitin e NATO-s në Bukuresht në prill 2008, kundër integrimit të Maqedonisë në NATO deri në zgjidhjen e çështjes së emrit, ka shkelur Marrëveshjen e vitit 1995.
Haga saktëson se Greqia ka shkelur nenin 11, paragrafin 1, të Marrëveshjes së Përkohshme". Në bazë të vendimit, Maqedonia ka të drejtë të vendosë kandidaturën e saj në organizatat, ku anëtarët janë të zgjedhur me votim. Megjithatë gjykata nuk e vlerësoi të nevojshme ta urdhëronte Greqinë të mos pengojë në të ardhmen anëtarësimin e saj në organizata të tjera ndërkombëtare, ku është anëtare Greqia.