E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët heqin një barrikadë në Jagnjenicë

Serbët kanë filluar sot të largojnë me buldozerë barrikadën në Jagnjenicë, në rrugën Zveçan- Zubin Potok. Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe të cilat theksojnë se gjithashtu KFOR-i do të largojë makinat e tij me të cilat bllokohej rruga, ndërsa aty do të instalohet një pikë e përbashkët kontrolli me policinë lokale të Kosovës.

Ky është rezultati i marrëveshjes së arritur sot nga përfaqësuesit e KFOR-it dhe kryetarit paralel të Zubin Potokut, Slavisha Ristiç, për ta bërë këtë rrugë të kalueshme për automjetet.
 

"Ramë dakord që KFOR-it të largohet nga rruga, që qarkullimi të funksionojë, e kur të lirohet rruga, ata do të instalojnë një pikë kontrolli. Ky ishte kushti i tyre, ndërsa kushti jonë ishte që bashkë me ta kontrollin e trafikut ta kryej policia lokale nga stacioni i Zubin Potokut. Ata e kanë pranuar këtë variant, ndaj do të hiqen makinat që janë shkatërruar gjatë aksionit të KFOR-it para një jave”, ka thënë Ristiç, duke theksuar se lirimi i rrugës nuk do të thotë largim i qytetarëve nga barrikadat e tjera.
 

Ristiç, raporton Tanjug, ka thënë se barrikada e tretë e ngritur nga serbët në rrugët dytësore të Jagnjevicës do të qëndrojë dhe se serbët do të rrinë aty.
 

"Njerëzit do të rrinë, sepse nuk mund të jenë të sigurt nëse EULEX-i dhe institucionet e Kosovës nuk do ta përdorin këtë rrugë dhe këtë udhëkryq për nevojat e tyre” ka shtuar Ristiç.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›