Haga shpall të pafajshëm ish-Ministrin maqedonas Boshkovski
Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte shpalli të pafajshëm ish-Ministrin e Brendshëm të Maqedonisë, lidhur me akuzat për përgjegjësi në sulmin e vitit 2001 ndaj një fshati të banuar me shqiptarë, nga i cili mbetën 7 të vdekur.
Gjykata e Hagës shpalli të pafajshëm zotin Ljube Boshkovski, por dënoi me 12 vjet burgim komandantin e operacionit, Johan Tarçulovski.
Prokurorët i kishin akuzuar të dy ata për vrasje, shkatërrim pa kriter dhe trajtim mizor të banorëve të fshatit Luboten. Ata thanë se njësia nën komandën e Tarçulovskit keqtrajtoi dhjetëra vetë dhe dogji e shkatërroi shumë shtëpi.
Avokatët mbrojtës, në argumentat e tyre theksuan se aktet e policisë ishin të justifikueshme në përgjigje të sulmeve terroriste të luftëtarëve shqiptarë.
Agjencia maqedonase e lajmeve tha se avokati i zotit Tarçulovski do ta apelojë vendimin.//ii