Rexhep Shahu: Duhet rritur presioni mbi shitësit për origjinën e mishit
Autori i Lajmit: red.
“Eshtë e vërtetë se një pjesë e mishit që konsumojmë, është mish importi. Por kjo është sasia më e vogël. Po të flasim me shifra, Shqipëria konsumon 100 tonë mish në vit, nga të cilat, 75 tonë prodhohen në vend dhe 25 tonë importohen. (Shifrat janë të Ministrisë së Bujqësisë në bashkëpunim me INSTAT). Kështu, që zgjedhja e mishit është çështje që i takon konsumatorit”. Kështu thotë zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Rexhep Shahu. I pyetur rreth faktit, se çfarë bën Ministria për të shmangur format e mashtrimit në kategorizimin e mishrave në treg, pra, për të mbrojtur konsumatorin nga dezinformimi, ai pranon se është e drejtë që të bëhet më shumë presion mbi shitësit që të detyrohen të deklarojnë realisht mallin që shesin, por nuk ishte i sigurt, nëse kjo kishte një bazë ligjore apo duhej kërkuar një e tillë. Duke pohuar amullinë e tregut të mishit, Shahu tregoi edhe skemën se nga hyjnë dhe si hyjnë mishrat e importit në Shqipëri.
Ja si hyn kontrabandë mishi në Shqipëri
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Mbrotjes së Konsumatorit, mishi i importit në Shqipëri kalon nga rrugë të ndryshme, por nuk e ka origjinën nga shtetet fqinje. As Serbia, as Kosova, as Mali i Zi dhe Maqedonia nuk kanë fuqi të furnizojnë tregun tonë se nuk kanë prodhim as për veten e tyre. Të gjitha bashkë ato kanë më pak prodhim mishi sesa Shqipëria. Mishi vjen nga Bullgaria, që ka prodhim të madh, por futet në Shqipëri ilegalisht nga tregtarë maqedonas dhe kosovarë. Por, ky mish që hyn kontrabandë, nuk del në treg, por shkon në fabrikat e përpunimit. Pra, ne, këtë mish kontrabandë nuk e konsumojmë si mish të therrur, por si sallame e proshuta. Kjo histori ka 10 vjet që vazhdon.
Mishi legal i importit përfundon në restorante e fast-foode
Ndërkohë, në vend kanë hyrë sasi mishi kryesisht nga Brazili dhe Argjentina. Ky mish kalon në mënyrë legale, është i kontrolluar edhe pse nuk e ka shijen e mishit të vendit. Për shkak të çmimit më të lirë të tij në treg, e marrin restorantet, fast-foodet dhe lokalet e tjera që shërbejnë ushqim social. “Natyrisht, që qytetari duhet të ketë dijeni (pra, të informohet drejt) për llojin e mishit që konsumon, sikurse merr dijeni për çmimin e tij apo të pjatës ku i serviret, por kjo gjë është e vështirë të arrihet, -shprehet Rexhep Shahu.- Problemin e mishit të homogjenizuar po e ndjen mbarë tregu botëror, pasi ky prodhim është shumë më i madh se ai natyror. Italia përshembull, konsumon një pjesë të tregut të saj me mish nga brazili, i cili mbulon 34% të tregut botëror. Por, ne kemi një fat, sepse kemi ende shumë bagëti të imta, më shumë sesa katër shtete bashkë (Kroacia, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia), që si popullsi së bashku bëhen sa trefishi ynë”. Ai shton se, deri më sot, kur prodhimet tona nuk janë matrikulluar, kecat dhe qengjat që na i kërkojnë kaq shumë, do të mbeten tek ne, (edhe pse një pjesë kalojnë kontabandë). Këtë fat nuk e kanë shtetet shumë të zhvilluara, ku duam të bëjmë pjesë edhe ne në të ardhmen. Pra, edhe zhvillimi ka haraçin e vet, që në këtë rast është humbja e shijes së ushqimit. “Por, qëllimi ynë si Ministri Bujqësie është i tillë që edhe me ndihmën e organizmave të huaj ta mbajmë dhe ta stimulojmë Shqipërinë si një vend bio, dhe ky nuk është vetëm interesi ynë.”
Ky lajm është publikuar: 11/07/2008