E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Hagë, Gjykata Speciale zgjat paraburgimin për Thaçin dhe Veselin

Gjykata Speciale zgjat paraburgimin për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. Vendimi është marrë sot dhe është bërë publik në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale në Hagë.

Thaçi, Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi, po mbahen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020. Akuzat ndaj tyre lidhen me pretendimin për krime lufte. Liderët e ish- UÇK-së, janë deklaruar të pafajshëm nga këto akuza.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›