E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolliç: S`do jem kurrë president i Prishtinës

Presidenti i Serbisë Tomillav Nikoliç ka deklaruar se ai kurrë nuk do të jetë president në Prishtinë, dhe se duhet të shihet se deri në ç`masë Serbia mund të shtrihet në Kosovë.

“Unë mendoj se nuk do të jem kurrë president në Prishtinë, dhe as presidenti i autoriteteve të përkohshme në Prishtinë nuk do të jetë kurrë president në Mitrovicë,” ka thënë ai për gazetarët në Serbi.

Sipas tij, është e nevojshme që të arrihet një konsensus në lidhje me atë “çka është Kosova” dhe se si duhet të sillet shteti serb ndaj Kosovës.

Nikoliç tha se duhet të qartësohet çështja e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, rajonet ku jetojnë serbët, katër komunat në veri, si dhe përfaqësimi në takimet ndërkombëtare.

I pyetur se a ekzistojnë kushte të reja për Kosovën, Nikolliç ka thënë se nuk mund të priten kushte të tjera, kur vazhdimisht potencohet se Serbia duhet të krijojë marrëdhënie të mira me shtetin fqinj të Kosovës.

“Më shumë nga kjo as nuk mund të na e vizatojnë e as të na e thonë”, ka thënë ai, duke shtuar se dëshira e atyre që e kanë pranuar pavarësinë, është se kjo pavarësi të jetë e plotë, gjë që sipas Nikolliçit, Serbia nuk do ta pranojë kurrë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›