Monti: Mbijetesa e euros kërkon ekonomi të unifikuar

Kryeministri Italian, Mario Monti ka lëshuar një sinjal të qartë për mbarë qytetarët dhe tregjet europiane, duke theksuar se kriza nxjerr në pah dobësinë e sistemit bankar në Evropë, me pasoja për ekonominë në tërësi duke nënvizuar kështu nevojën për një ekonomi të unifikuar.
Këtë deklaratë Monti e bëri pas takimit të Ministrave të Ekonomisë dhe Financave të 27 vendeve të Europës në Bruksel, ku u shpreh se takimi i Eurogrupit ditën e hënë ka dhënë një sinjal të rëndësishëm për qytetarët dhe tregjet europiane.
Monti theksoi se ekziston vullneti për të bërë cdo gjë që është e nevojshme për të mbrojtur euron dhe për të çuar përpara projektin politik evropian, duke shtuar se i qëndron propozimit të katërshes, Draghi, Barroso, Van Rompuy e Juncker.
Ndërkaq sa i përket aktivitetit të tij politik, Monti konfirmoi se nuk do të ketë një rikandidim nga ana e tij si Kryeministër.