Hagë, Mlladiç largohet nga salla e gjyqit

Gjykatësit e Hagës kanë larguar nga salla e gjyqit të akuzuarin për krime lufte, Ratko Mlladiç, pasi gjatë dëshmisë së dëshmitarit Adil Mediç, ka paraqitur letra të shkruara me shkonja të mëdha, të cilat më pas ua ka dhënë avokatëve të tij. Në njërën prej fletëve, të dukshme mjaft nga publiku, ka shkruar: “1943-1991-1992?”.
“Për të rivendosur rendin, dhoma gjyqësore ka vendosur që të largojë Mlladiçin nga salla”, ka thënë gjykatësi Alfons Ori, duke bërë të ditur se pas largimit të tij, procesi ka vazhduar.
Mlladiç akuzohet për genocid dhe krime të tjera të luftës, si dhe për orkestrimin e masakrës së Srebrenicës, në të cilën janë vrarë 8 mijë burra dhe djem myslimanë. Ai është arrestuar në Serbi në maj të 2011-ës, pas 16 vjetësh në arrati.