Hagë, SHBA mbron pavarësinë e Kosovës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbrojtur fuqishëm shpalljen e pavarësisë së Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit, Harold Koh, përmendi argumente juridike dhe historike që çuan deri në shpalljen e pavarësisë. Sipas tij shpallja e pavarësisë ishte rezultati përfundimtar i tre procesve: shpërbërjës së ish-Jugosllavisë, garantimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut për të gjitha komunitetet në Kosovë, si dhe tejkalimi i bllokimit të procesit në Kombet e Bashkuara". Në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës foli dhe përfaqësuesi i Finlandës. Saanca e së martës me paraqitjen e qëndrimeve u hap nga Spanja, një nga pesë vendet e BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e kosovës. Madridi, ashtu si pritej, mbrojti qëndrimin serb, duke kundërshtuar shpalljen e pavarësisë. Ndërsa Rusia është paraqitur në favor të Serbisë dhe mbron pozicionin e saj. Në ditën e pestë, qendrimet e tyre i ka shpalosur fillimisht Kina, e pastaj Qiproja, duke e kundërshtuar pavarësinë e Kosovës.
Në mbrojtje të pavarësisë u deklaruan Kroacia dhe Danimarka, duke vlerësuar se "pavarësisë së Kosovës i ka paraprirë një proces politik dhe se Kosova është një rast 'sui generis'".
Të dyja këto vende kanë shprehur fuqishëm qëndrimet e tyre se "shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka cenuar asnjë dispozitë të së drejtës ndërkombëtare dhe nuk është në kundërshtim me Rezolutën 1244, sepse ajo nuk prejudikonte epilogun e procesit politik". Procesi i seancave dëgjimore në Hagë përfundon në 11 janar.