E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia pa datë për fillimin e negociatave me BE-në


Diskutimet e zhvilluara në fillimjavë për çështjen e zgjidhjes së emrit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë dhe integrimit të kësaj të fundit në organizmat ndërkombëtarë, duket se kanë rezultuar pa sukses për palën maqedonase. Në bisedimet e zhvilluara në Bruksel ku një ndër temat më të vështira për Bashkimin Europian, ishte tema e larpërmendeur, ministrat e BE-së nuk kanë mundur të arrijnë konsensus për çështjen e Maqedonisë. Në projekt dokumentin e presidencës Suedeze theksohet se debati për negociatat për Maqedoninë do të shtyhet deri në muajin mars të 2010, por Greqia nuk është e gatshme ta pranojë as këtë formulim.
Athina nuk pranon referencë kohore në konkluzione dhe insiston në një formulim të ngjashëm me atë të Bukureshtit, dhe kjo duke u bazuar gjerësisht në negociata vetëm nëse zgjidhet çështja e emrit. Ministrat e BE-së, kanë vendosur që të vazhdohet të debatohet lidhur me Maqedoninë. Ata nuk kanë arritur asnjë përfundim, prandaj edhe është anuluar konferenca për media. Ndërkohë, eurokomisioneri për Zgjerim, Oli Rehn u shpreh optimist se takimi i radhës do të jetë pozitiv për rajonin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›