E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë, arrestohet dëshmitari kundër Haradinajt

Në Hagë nisi sot rigjykimi i pjesshëm kundër ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Dëshmitari, që kishte refuzuar të dëshmoj në procesin e parë, Shefqet Kabashi, është arrestuar sot duke u lënë në burtg, pasi do të përballet me akuzën për mospërfillje të gjykatës së Hagës.

Sipas prokurorëve, Shefqet Kabashi është një ndër dëshmitarët kryesorë në procesin e Haradinajt, mirëpo ai ka refuzuar të jep ndonjë  informacion mbi akuzat që rëndojnë mbi Haradinajn

Avokakti i zotit Haradinaj, Ben Emerson, tha në gjykatë se prokurorët do ta ftonin Kabashin, ish luftëtar i UÇK-së, për të dëshmuar të premten, por mbetet e paqartë nëse ai do ti përgjigjet pyetjeve të tyre.

Në një njoftim të Gjykatës së Hagës thuhet se dëshmia e Kabashit është relevante për rigjykim, pasi ajo ndërlidhet me përgjegjësinë e dyshuar të të akuzuarve për krime të kryera në selinë e UÇK-së dhe në një burg, që UÇK-ja e mbante në fshatin Jabllanicë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›