E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superkupa, tension mes tifozëve në Korçë

Foto IlustrueseNdeshja mes Skëndërbeut dhe Tiranës në kuadër të Superkupës së Shqipërisë,  ishte planifikuar për të nisur në orën 20:00. Një acarim i dy tifozërive ka bërë që ndeshja, ndërsa kanë kaluar 60 minuta ende  të mos fillojë. Përfaqësues nga të dy ekipet janë në përpjekje për të futur tifozët e Tiranës në stadium, pas ata ende qëndrojnë jashtë stadiumit. Dy ekipet janë rikthyer sërish në fushë pas disa minutave qëndrimi në dhomat e zhveshjes. Më herët shefi i klubit kryeqytetas, Rauf Dimraj kërcënoi me bojkot të ndeshjes pasi ekipi kryeqytetas nuk ishte dakord që ndeshja të gjykohej nga Enea Jorgji. Dimraj u shpreh se do të kërkonte një tjetër gjyqtar kryesor që të drejtonte ndeshjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›