E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama i akuzoi për shitblerje votash, por i rimorri në stafin elektoral

18/08/2011  Komisionerët e PS-së, 60% nga ata që morën pjesë edhe në zgjedhjet e 2009-ës

Në letrën e hapur drejtuar mediave shqiptare, kryetari i Partisë Socialiste ndër të tjera ngriti shqetësimin e tij personal, apo të të gjithë partisë më të madhe opozitare se “Nuk mund të zhvillohen zgjedhje me këtë Kolegj Zgjedhor dhe këtë Komision Qendror të Zgjedhjeve”. Por duke bërë një hulumtim të shpejtë emrat e komisionerëve të KZAZ-ve që i janë propozuar KQZ-së nga PS-ja, për “ruajtjen e votës” së elektoratit socialist bie në sy fakti që këto emra në 60 për qind të KZAZ-ve janë po të njëjtët me ata që u emëruan nga Partia Socialiste edhe në zgjedhjet elektorale të 28 qershorit të 2009-ës. Një nga arsyet e kësaj përzgjedhje duket se ka qenë eksperienca e tyre në komisionet zonale të administrimit zgjedhor. Mesa duket, liderit socialist i është rikthyer besimi tek njerëzit e partisë, të cilët i akuzoi për bashkëpunim me PD-në për “vjedhjen e votës së shqiptarëve”, - siç e perifrazoi ai humbjen e së majtës. Duke kujtuar akuzat ndaj tyre që kreu socialist bëri në përfundim të procesit zgjedhor të 2009-ës, ku Edi Rama deklaroi në atë kohë për shit-blerje komisionerësh nga ana e mazhorancës së djathtë. Komisionerët socialistë, kryetari i tyre, i akuzoi si njerëz që shiten dhe blihen njëlloj si plaçka që blihen në treg, sepse ai i mbajti ata përgjegjës kryesorë për votën me të cilën e ndëshkuan shqiptarët. Por mesa duket akuzat e Ramës kanë rënë poshtë, pasi në 66 KZAZ ai vendosi që në 37 prej tyre të përfaqësohej sërish me po ata njerëz, të cilët në 2009-ën bashkëpunuan me Berishën në garën elektorale të 28 qershorit. Çështja e përzgjedhjes së komisionerëve edhe gjatë zgjedhjeve vendore të 8 majit thuajse ishte zhytur në një krizë, sepse në rast humbjeje, ata mund të akuzohen në çdo rast se kanë shitur firmat. Dhe në këtë mënyrë, taktika e vetme që i kishte mbetur liderit socialist, përtej mosbesimit ndaj bashkëpunëtorëve, ishte ndërrimi periodik i tyre. Ky veprim është krejtësisht i lejueshëm edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve apo nga klauzolat e Kodit Zgjedhor, ku ndonjë prej komisionerëve për arsye të ndryshme mund të ndërrohet. Por në këtë rast duket si një paradoks i madh sepse PS ishte në pritje të ndërrimit të gjysmës së tyre. I pyetur nga qytetarët, njëri prej anëtarëve të kryesisë rozë është përgjigjur se është më mirë të ndërrohen komisionerët se sa të kërkohet më vonë hapja e kutive të votimit. I gjithë ky mosbesim i liderëve partiakë ndaj militantëve të tyre vjen nga shembulli i zgjedhjeve të kaluara, ku socialistët akuzuan edhe komisionerët e tyre për falsifikim të votave, apo rezultateve. Në këtë mënyrë, skuadrat e selisë rozë luajti në garën e 8 majit me dy variante duke bërë gati dy palë formacione. Formacionin e deklaruar nëpër lista dhe atë të padeklaruar, por i cili u përdor në fushën e lojës pas mesnatës së 7 majit, dhe duke gdhirë data 8 maj. Edhe kjo taktikë e përdorur nga Rama nuk solli ndryshim të asaj që pritej të ndodhte në Tiranë, humbjen e tij pas 11 vjetësh si kryebashkiaku më jetëgjatë në këto 20 vite pluralizëm.

Përbërja dhe vendndodhja e KZAZ-ve në 2011-ën, ku socialistët përsëritën të njëjtët emra që u përdorën edhe në zgjedhjet e elektorale të 28 qershorit 2009. Në këtë listë bie në sy ndërrimi i anëtarëve nga partitë e vogla dhe kalimi tek PS-ja.

Berat, KZAZ NR 02

Emri Mbiemri Subjekti Pozicioni

FATIME PLAKU PS Anëtar

PJERIN TUMANI PS Kryetar

KZAZ NR 04

Emri Mbiemri Subjekti Pozicioni

CELNIK NAKO PS Anëtar

KZAZ NR 07

Emri Mbiemri Subjekti Pozicioni

AVNI MULLIU PBDNJ Anëtar

KUJTIM KERKUTI PS Zv/Kryetar

Durrës, KZAZ NR 10

Emri Mbiemri Subjekti Pozicioni

BASHKIM TROKA PS Kryetar

ENKELEDA OSMANAJ PS Anëtar, ish-sekretare

Elbasan, KZAZ NR 12

SHKELQIM DUKA PS Kryetar

KZAZ NR 16

Emri Mbiemri Subjekti Pozicioni

JULIAN MANAHASA PS Kryetar

KZAZ NR 17

Emri Mbiemri Subjekti Pozicioni

MIRELA BIBA PS Anëtar, përfaqësues e PSD në 2009

Fier, KZAZ NR 18

Emri Mbiemri Subjekti Pozicioni

ASQERI MUHAJ PS Kryetar

KZAZ NR 19

Emri Mbiemri Subjekti Pozicioni

KAMBER NEZHA PS Zv/Kryetar

SHKELQIM BESHIRAJ PS Sekretar

KZAZ NR 20

Emri Mbiemri Subjekti Pozicioni

SELFO BESHAJ PS Anëtar

KZAZ NR 23

Emri Mbiemri Subjekti Pozicioni

ARBEN TRUNGU PS Zv/Kryetar

Gjirokastër, KZAZ NR 25

Emri Mbiemri Subjekti Pozicioni

VASIL MILLO PS Anëtar

KZAZ NR 27

Emri Mbiemri Subjekti Pozicioni

SALIKO HODO PS Zv/Kryetar

KZAZ NR 31

Emri Mbiemri Subjekti Pozicioni

DRITAN JASHARI PS Sekretar

LIRJAN HYSENI PS Zv/Kryetar

KZAZ NR 32

Emri Mbiemri Subjekti Pozicioni

DEMIR KULLOLLI PS Anëtar

NATALIA VELO PS Kryetar

KZAZ NR 33

Emri Mbiemri Subjekti Pozicioni

VESEL PACAJ PS Zv/Kryetar, ish-kryetar

Qarku Kukës, KZAZ NR 34

Emri Mbiemri Subjekti Pozicioni

BEQIR BASHA PS Kryetar

KZAZ NR 35

Emri Mbiemri Subjekti Pozicioni

RRUSTEM MAZRREKU PS Zv/Kryetar

KZAZ NR 36

Emri Mbiemri Subjekti Pozicioni

CLIRIM HAJDARMATAJ PS Anëtar

NAZMIE HAJDARAJ PS Anëtar

Qarku Lezhe, KZAZ NR 38

MARTIN BUSHPEPA PS Anëtar

MARIE DODAJ PS Anëtar

Qarku Shkodër, KZAZ NR 44

PJETER PRECAJ PS Anëtar

Qarku Tirane, KZAZ NR 45

ALTIN GJINO PS Zv/Kryetar

KZAZ NR 47

HELIDON DERVISHI PS Zv/Kryetar

KZAZ NR 48

EDUART DEDAJ PBDNJ Anëtar, në 2009-ën ka qenë përfaqësues I PS

KZAZ NR 50

ANASTAS MECI, PS, Kryetar (në 2009 gruaja Dianeta përfaqësonte PS në këtë KZAZ)

KZAZ NR 51

KOSTA DAFA PS Zv/Kryetar

KZAZ NR 52

REZART ELMAZI PS Kryetar

KZAZ NR 54

HELIDON HEREBARA PS Kryetar

FLORA HASANAJ PS Anëtar

KZAZ NR 55

PASHK ALIA PS Zv/Kryetar

KZAZ NR 56

HASAN BARA PS Kryetar

KZAZ NR 57

DAUT BURAJ PS Anëtar

YLLI KAZAZI PS Sekretar

KZAZ NR 59

ERBERT BODLLI PS Zv/Kryetar

KZAZ NR 60

FATMIR MECAJ PS Anëtar, ish-anëtar I PSD në 2009-ën

HAXHI MEMOLLA PS Anëtar

Qarku Vlore, KZAZ NR 61

AGRON GJIPALI PS Zv/Kryetar

KZAZ NR 63

DAUT ZERAJ PS Sekretar, ish kryetar në 2009

KZAZ NR 64

ELERON GJONI PS Kryetar

KZAZ NR 65

ARTUR KSENO PS Anëtar

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›