E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, si u prit vendimi i GJND-së

Vendimi i GJND-së është pritur në mënyra të ndryshme në qytetin e Mitrovicës. Shqiptarët e mbledhur në pjesën jugore kanë festuar, duke e konsideruar këtë si një fitore të madhe përballë Serbisë, ndërsa serbët në anën tjetër kanë protestuar për të kundërshtuar vendimin. Në jug qytetarët kanë dalë në rrugë me flamuj kombëtarë dhe të shtetit të Kosovës për të festuar, e për disa orë nuk kanë pushuar buritë e makinave.

“është pritur dicka e tillë, por jo një vendim kaq i fuqishëm. Natyrisht se kjo do t’i jep motivim edhe ma të madh institucioneve që të punojnë edhe ma shumë”, thote Ardiana Osmani, qytetare e Mitrovicës. Në Veriun me shumicë serbe, vendimi ka sjellë zhgënjim. Të pakënaqur rreth 600 serbë kanë protestuar kundër këtij tij për tu shpërndarë më pas në mënyrë të qetë.
“Deri më tash siguria është në nivelin e duhur. Ne jemi të informuar se është thirrur një protestë në pjesën veriore por kemi marrë informacione se janë bërë tëgjitha përgatitjet që situatën ta kemi në dorë”, tha Riza Haziri, Nënkryetar i Komunës së Mitrovicës. “Në protestë kanë qenë rreth 700 protestues. Kjo protestë ka zgjatur shumë shkurt, rreth 10 minuta, pastaj qytetarët janë shpëradarë në mënyrë të qetë”, tha Nysret Mehmetin, Shef i njësive operative rajonale të policisë ne Mitrovicës.

Policia e Kosovës shtoi masat e sigurisë në veri të Mitrovicës për të evituar përshkallëzimin e situatës në atë pjesë, ku siguria konsiderohet e brishte për shkak të strukturave paralele serbe që veprojnë atje. Masat janë rritur vecanërisht në vendbanimet e përziera, me shqiptarë, serbët e boshnjakët, ku mundësia e degjenerimit të situatës konsiderohet më e madhe sidomos pas informacioneve të pakonfirmuara se nga Serbia në veri janë futur rreth një mijë persona.

Bul Salihu < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›