E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë, dita e dytë e gjykimit të Ratko Mlladic

Në gjykatën e Hagës vazhdon sot dita e dytë e gjykimit të ish-komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladic.

Të mërkurën, prokurorët kanë akuzuar Mlladicin se ka luajtur rol udhëheqës në fushatën kriminale për shfarosjen e myslimanëve, kroatëve dhe joserbëve të tjerë nga Bosnja.

Shtatëdhjetëvjeçari përballet me 11 akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ai akuzohet se ka komanduar masakrën e 8,000 burrave dhe djemve myslimanë më 1995 në Srebrenicë, çfarë konsiderohet mizoria më e madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Mlladic mund të përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor. Konflikti i Bosnjës ka lënë rreth 100,000 njerëz të vdekur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›