Toka bujqësore, debate pozitë-opozitë në Kuvend
TIRANE- Debate mes pozites dhe opozites ne Kuvend per projektiligjin qe lidhen me çështjet e pronësisë së tokës bujqësore. Ne shqyrtim jane një shtese në ligjin “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, të p/ligjit “Për përfundimin e procesit të kalimit në pronësi përfituesve të tokës bujqësore të ish ndërmarrjeve bujqësore”, si dhe të disa ndryshimeve në ligjin “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”.
Opozita eshte deklaruar kunder tyre, duke akuzuar qeverine per papergjegjshmeri ne zgjidhjen e ceshtjes se pronesise, e ne menyre te vecante per ate qe e quan grabitje te prones ne bregdetin e jugut.
Sipas deputeteve te PS, ligji Për plotësimin e dokumentacionit të pronësisë së përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore, ka qëllim në vetvete përjashtimin nga e drejta e njohjes së pronësisë mbi tokën për sa më shumë familje, gjë që sipas të majtëve veç do ta ndërlikojë më tej çështjen e pronave, bashkë me problemet sociale që bart me vete.