Hagë, fillon gjykimi i Ratko Mladiçit

Ai është i fundit i protagonistëve kryesorë në luftërat e Ballkanit të viteve 1990 që përballet me trupin gjykues në Gjykatën e Hagës.
Ai akuzohet se ka orkestruar masakrimin e më shumë se 8 000 burrave myslimanë në Srebrenicë në vitin 1995.
Gjenerali Mlladiç i quan akuzat “monstruoze”. Ai tashmë është 70-vjeçar teksa 15 vite i ka kaluar në arrati para se të arrestohej nga forcat serbe në maj të vitit të kaluar.
Prokuroria e Gjykatës Penale Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë, deklaroi sot se “Ish-kreu ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç, i akuzuar për masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, është përgjegjës për spastrimin etnik të Bosnjës”.
"Mlladiç mori përsipër spastrimin etnik të Bosnjës", deklaroi Dermot Groome, prokurori i TPI-së në hapjen e procesit gjyqësor ndaj Ratko Mlladiç, në Hagë.
Ndërsa avokati mbrojtës i Mlladiçit, tha se sot i akuzuar nuk do të flasë ndërkohë që seanca e radhës pritet të jetë me 29 maj.
Mlladiç akuzohet për 11 krime:
Akuza 1, 2: Gjenocid ndaj Boshnjakëve dhe koroatëve të bosnjës në Bosnjë Hercegovinë dhe në Srebrenicë
Akuza3: Përndjekje
Akuza 4, 5, 6: Shfarosje dhe vrasje
Akuza 7, 8: Dëbim dhe veprime çnjerëzore
Akuza 9, 10: Ushtrim terrori dhe sulme të paligjshme
Akuza 11: Pengmarrje e trupave të OKB-së
/Start/F. Prroni/
2012-05-16 10:45