Hagë, fillon procesi kundër Ratko Mlladic
HAGE-Gjenerali serb i Bosnjës, Ratko Malldic do të paraqitet sot para Gjykatës Ndërkombëtare për Krime të Luftës për ish- Jugosllavinë në Hagë, i akuzuar për gjenocid dhe për udhëheqje në vrasjen e afro 8 mijë djemve dhe burrave myslimanë në Srebrenicë, më 1995, që është cilësuar si masakra më mizore në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore.
Mlladic, në moshën 70 vjeçare, është pothuajse protagonisti i fundit më i rëndësishëm i luftërave ballkanike të viteve të 90-ta, që del para kësaj gjykate.
Ai është i akuzuar edhe për rrethimin 43 mujor të Sarajevës ku mbetën të vrarë më se 10 mijë persona me snajperë, armë automatike dhe artileri të rëndë.
Akuzat nisin me veprat penale që ka kryer Mlladic kur ishte komandant ushtarak i serbëve në luftën në Bosnjë në vitet 1992-1995. Lista fillon me genocid e me vrasje, e vazhdon me aktet e terrorit dhe krime të tjera kundër njerëzimit.
Mlladic, që është arrestuar në maj të vitit të kaluar, pasi për 16 vjet qëndronte i fshehur. Ai i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar si “monstruoze” dhe thotë se është shumë i sëmurë për të qëndruar në gjykatë.
(d.b/BalkanWeb)