E Diel, 1 Nëntor 2026

Strasburgu mbeshtet Brukselin ne grindjen me Francen

Euro-parlamentaret evropiane kane mbeshtetur Komisionin Evropian ne grindjen me Francen per ceshtjen e romeve.

Rralle jane degjuar fjali te tilla ne Parlamentin Evropian. Kryetari i fraksionit te liberaleve Guy Verhofstadt e beri te qarte Komisioni Evropian ka vepruar ashtu si duhet. Ne duhet ta mbeshtesim ate ne kete perpjekje jo ta kritikojme. Vlerat tona evropiane jane po aq te rendesishme sa edhe rregullat per tregjet financiare.

Me pare presidenti i BE-se Hermann Van Rompuy ishte perpjekur ta relativizonte grindjen e hapur mes Frances dhe Komisionit per debimin e romeve nga Franca.

Ka pasur periudha kur thuhej se Komisioni nuk do tia lejonte vetes nje konflikt te hapur me Francen. Keto kohe kane kaluar thote Martin Schulz kryetari i fraksionit socialdemokrat ne Parlamentin Evropian.

Une besoj ne te kunderten qe Franca nuk do tia lejoje vetes ne plan afatgjate te krijohet hendeku me BE-ne. Do te shihni sa shpejt do te zbuloje Franca zemren e saj evropiane tha Schulz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›