E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania me nisme te re per carmatim berthamor

Gjermania ne bashkepunim me Japonine dhe Australine do te sjelle vrull te ri ne negociatat per carmatimin berthamor.

Tri shtetet u moren vesh fillimisht gjate asamblese se pergjithshme te Kombeve te Bashkuara ne New York per nje nisme qe ka si synim carmatimin dhe mosperhapjen e armeve berthamore.

Ministri gjerman i Puneve te Jashtme Guido Westerwelle deklaroi se kjo eshte te pakten nje detyre po aq e madhe e njerezimit sa edhe mbrojtja e klimes sone.

Westerwelle paralajmeroi gjithashtu mundesine qe armet berthamore te bien ne duar te grupeve terroriste.

Ministri gjerman vuri serish ne dukje nismen e presidentit amerikan Barack Obama per nje bote pa arme berthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›