E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë, mbrojtja kundër ndarjes së gjykimit për Mlladic

HAGË- Mbrojtja e të akuzuarit për krime lufte, Ratko Mlladic, ka kundërshtuar ndarjen e gjykimit të tij, duke thënë se propozimi nuk është në përputhje me statutin e Tribunalit të Hagës, raporton Radio Europa e Lirë.

"Ndarja e gjykimit do të rrezikonte të drejtën e të akuzuarit për gjykim të drejtë, ndërsa argumenti i Prokurorisë se Mlladiqi është arrestuar në fazën e vonshme të mandatit të Tribunalit, është i papranueshëm, sepse shkel parimin e mosdiskriminimit të të akuzuarve", thuhet në deklaratën e mbrojtjes.

Ndërkohë mbrojtja ka theksuar se Mlladic i gëzon të gjithë të drejtat, në bazë të ligjit, ndaj të akuzuarve.

Prokurorët propozuan të gjykojnë Mlladic fillimisht për Srebrenicën, dhe më pas për akuzat në vijim me qëllim të shpejtimit të gjyqit kundër tij.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›