E Diel, 1 Nëntor 2026

Hage me 23 shtator rinis gjyqi i Haradinajt

Me 23 shtator ne tribunalin e Hages per Krime e Luftes ne ish- Jugosllavi fillon rigjykimi kunder ish- kryeministrit te Kosoves dhe kryetarit te Aleances per Ardhmerine e Kosoves Ramush Haradinaj. Keshtu njoftojne mediat e Beogradit te cilat citojne burimet e tyre prane ketij tribunali.

Sipas agjencise B92 Ramush Haradinaj Idriz Balaj e Lahi Brahimaj ngarkohen per krime ndaj te burgosurve ne kampin e roberve te UCK-se ne fshatin Jabllanice nga marsi deri ne shtator te vitit 1998.

Ish- komandanti ne ze i ish- Ushtrise Clirimtare te Kosoves per rajonin e Dukagjinit Ramush Haradinaj u shpall i pafajshem ne te 37 pikat e akuzes nga Tribunali i Hages me 3 prill te vitit 2008. Mirepo pas ankeses se Prokurorise Keshilli i Apelit i ketij tribunali vendosi me 21 korrik te ketij viti qe te kete rigjykim te pjesshem per rastin Haradinaj.

Keshilli Gjyqesor i Tribunalit te Hages javen e kaluar refuzoi kerkesen e mbrojtjes per lirimin me kusht te Haradinajt me arsyetimin per fillimin e shpejt te rigjykimit ndaj tij.

AAK u shpreh e zhgenjyer me kete vendim ndersa shprehu besimin e saj per ri-gjykimin e shpejt te liderit te saj per te cilin eshte e bindur se do ta fitoje serisht pafajesine.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›