E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, aksident me makinë, 4 të plagosur mes tyre 3 të rinj

KORÇE- Një aksident me 4 të plagosur është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Dy automjete janë përplasur mes tyre, në afërsi të fshatit Buldarec, duke sjellë plagosjen e rëndë të tre të rinjve dhe të një 55 vjeçari. Sipas policisë, të plagosur janë Sokol Shore 25 vjec, Andrea Foto 26 vjec dhe Sotir Deti 25 vjec.

Tre të rinjtë udhëtonin me mjetin me targa greke, 35-76 B, i drejtuar nga Romeo Agolli, 55 vjec, nga Pogradeci në drejtim të qytetit të Korçës.

Të rinjtë ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetësore. Polici konfirmon se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tepër e madhe e mjetit në të cilin udhëtonin të rinjtë.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›