Hagë, rifillon gjykimi ndaj Vojislav Shesheljit
Procesi ndaj Shesheljit, që filloi në nëntor të vitit 2007, u ndërpre në shkurt të vitit të kaluar me kërkesë të prokurorisë, pas konfirmimit të një prej dëshmitarëve se kishte marrë kërcënime. Sheshelji ndodhet në paraburgim që nga shkurti i vitit 2003, kur edhe u dorëzua vullnetarisht.