E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodheli: Shkaktar i përmbytjeve ministri Prifti

Kodheli u shpreh se Prifti, ishte shkaktar i përmbytjes në zonat e Shkodrës. “Vuajtja me të cilën përballen sot shqiptarët e përmbytur, ka një përgjegjës, Dritan Priftin. Prej muajsh Sali Berisha dhe qeveria e tij e votave të vjedhura është përpjekur të fsheh gropën e zezë në buxhetin e shtetit. Nëse Dritan Prifti nuk do të kishte grumbulluar jashtë çdo rregulli, normë dhe ligji, atë sasi të jashtëzakonshme uji, përmbytja nuk do të kishte ndodhur”, u shpreh ajo. Sipas saj, “është e pafalshme për Sali Berishën të mbrojë një ministër të papërgjegjshëm si Dritan Prifti, i cili brenda dy javëve u solli shqiptarëve dy fatkeqësi: Rritjen e çmimit të energjisë dhe përmbytjen e verilindjes së vendit”.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›