Hagë, shtyhet procesi kundër Ratko Mlladiç

Gjykata ndërkombëtare e Hagës ka shtyrë fillimin e procesit kundër ish komandantit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç, i akuzuar për genocid dhe krime lufte.
Procesi do të filloj më 16 maj, dy ditë më vonë se sa ishte planifikuar.
Për këtë shtyrje ka njoftuar sot gjyqtari Alfons Ori.
70- vjeçari Ratko Mlladiç, akuzohet për genocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës kundër joserbëve, gjatë konfliktit në Bosnjë Hercegovinë, në vitet e 90-të ndërkohë që ai i ka hedhur poshtë akuzat.