E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, dhuna vë në pikëpyetje Planin Anan

Aktivistët thanë se rreth 70 persona u vranë vetëm të hënën, shumica nga dhuna e forcave qeveritare në qytetin e Hamas.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se misioni monitorues i Organizatës së Kombeve të Bashkuara të Amerikës ishte “në rrezik”.

OKB-ja po ushtron presion që të rrisë numrin e monitoruesve në 300 dhe i dërguari Kofi Anan pritet të informojë përsëri Këshillin e Sigurimit të martën.

Armëpushimi i mbikëqyrur nga OKB-ja hyri në fuqi me 12 prill, por edhe pse niveli i përgjithshëm i dhunës ka rënë që prej asaj kohe, Presidenti Bashar Al-Asad dhe qeveria e tij janë akuzuar se nuk kanë përmbushur kushtet kryesore të Planit Anan, siç është tërheqja e trupave ushtarake nga zonat e banuara.

Plani i paqes gjashtë pikësh i Ananit, i cili ka hyrë në fuqi para një jave parashikon:

1. Procesi politik i Sirisë duhet t’u adresohet aspiratave dhe shqetësimeve të popullit sirian.

2. Armëpushim në të gjitha format dhe i të gjitha palëve, nën mbikëqyrjen e OKB-së.

3. Të gjitha palët duhet të sigurojnë asistencën humanitare në të gjitha pjesët e prekura nga luftimet, dhe të implementojnë një armëpushim të përditshëm prej dy orësh për futjen e ndihmave humanitare.

4. Autoritetet duhet të rrisin ritmin dhe shkallën e lirimit të personave të burgosur në mënyrë arbitrare.

5. Autoritetet duhet të sigurojnë lirinë e lëvizjes së gazetarëve në cdo cep të vendit.

6. Autoritetet duhet të respektojnë lirinë e shoqërimit dhe të drejtën e demonstrimit në mënyrë paqësore.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-04-24 12:18
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›