E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trioja VMRO-DPMNE-BDI, deklaratë të përbashkët për anëtarësimin në NATO

Dy partitë e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI sot në Parlamentin e Maqedonisë kanë dorëzuar Propozim-deklaratën për riafirmimin e qëllimit strategjik për anëtarësimin e vendit në NATO.
 

Projekt-deklarata i është dorëzuar për mbështetje edhe partive të tjera parlamentare, në të cilën theksohet se integrimi i vendit në Aleancë është përcaktimi kryesor politik i institucioneve dhe të gjitha forcave politike për kontributin e dhënë në kuadër të këtij procesi.
 

Me këtë deklaratë do të bëhet thirrje që të respektohen parimet e dyerve të hapura të NATO dhe se bëhet e qartë se Maqedonia ka plotësuar të gjitha kriteret dhe kushtet për anëtarësim.
 

Deklarata i bën thirrje OKB dhe organizatave tjera ndërkombëtare që të respektohet vendimi i GJND-së për të hapur rrugën e anëtarësimit në NATO. Ndërsa, nga ana tjetër, kërkohet mbështetje nga vendet anëtare që Maqedonia në Samitin e Çikagos në muajin maj të përfitojë ftesën për anëtarësim në NATO dhe fillimin e negociatave paraqasëse me BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›