E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë, sot konferenca për çështjen e Ramush Haradinaj

Gjykata ndërkombëtare e Hagës do të mbajë sot një konferencë për çështjen e ish-kreut të UÇK-së Haradinaj Ramush dhe bashkëpunëtorët e tij, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj Brahimaj. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Gjykatës së Hagës, Nerma Jelaçiç.

Sipas Jelacic, rigjykimi ndaj ish-kryeministrit të Kosovës dhe dy ish-anëtarëve të UÇK-së, Balaj dhe Brahimaj është rasti i parë në historinë e gjykatës së Hagës për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës në Kosovë në vitin 1998.


Ish-kryeministri i Kosovës në këtë rigjykim akuzohet për krime lufte dhe shkelje të ligjeve të luftës në Kosovë në vitin 1998.

Në procedurën e shkallës së parë, Haradinaj dhe Balaj janë liruar, ndërsa Brahimaj u dënua me gjashtë vite burg.

Trupi ankimues ka bërë kërkesën që gjykimi pjesërisht të përsëritet, për gjashtë nga 37 pikat e akuzave, pasi ka pasur ankesa rreth grumbullimit të dëshmive, pasi siç është thënë, tek dëshmitarët është shprehur frikë që ata të mos paraqiten në gjykatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›