E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA sulmet e avioneve pa pilot per te vrare anetaret e Al Kaedes

Këshilltari kundër-terrorizmit i Presidentit, Barack Obama ka dhënë nje shpjegim të hollësishëm lidhur me përdorimin e avionëve të telekomanduar amerikanë për të vrarë anëtarët e Al-Kaedës. Në një fjalim në Uashington, Xhon Brenan tha se këto sulme kanë ndihmuar për të pasur sukses në luftën kundër rrjetit militant.“Presidenti Barak Obama dëshiron të jetë më i hapur në lidhje me praktikën që ndiqet”, tha zoti Brenan.
Komentet vijnë në javën që shënon një vjetorin e vdekjes së terroristit Osama Bin Laden.

Korrespodenti i BBC-së në Uashington tha se kjo nuk është hera e parë që administrata e Obamës ka konfirmuar përdorimin e sulmeve me avionë pa pilot.Brenan tha se sulmet e avioneve pa pilot të telekomanduar ishin ligjore, etike, të nevojshme. Ai shtoi se sulmet u zhvilluan me bashkëpunimin e qeverisë vendase, në "përputhje të plotë me ligjin".

Sulmet e tilla mendohet të kenë vrarë qindra militantë në Afganistan, Pakistani dhe Jemeni. Por Brenan gjithashtu pranoi se kishte pasur vdekje të civilëve si pasojë e disa sulmeve. Xhon Brenan tha se disa prej dokumenteve të deklasifikuara do të postohen në internet gjatë kësaj jave nga Qendra për Luftën kundër Terrorizmit të Akademisë Ushtarake.

Dokumentet u mblodhën nga komandot e marinës në kompleksin e Bin Ladenit në Abotabad të Pakistanit, gjatë sulmit të 2 majit të vitit të kaluar, në të cilin u vra udhëheqësi i Al Kaedës.

Brenan tha se dokumentet tregojnë se si Bin Laden kërkoi nga drejtuesit e lëvizjes së tij që të iknin në rajonet fisnore të Pakistanit dhe të kërkonin strehim në zonat e lira që nuk prekeshin nga "fotografitë e avionëve dhe bombardimet".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›