E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikohet videoja per arritjet e Obames

Fushata zgjedhore e presidentit amerikan Barak Obama , publikoi një video ku tregohen arritjet e presidentit gjatë mandatit të tij të parë. Video fillon me një seri raportesh dhe statistikash rreth tregjeve dhe papunësisë në Shtetet e Bashkuara. Me anë të një deklarate pas lancimit të videos Shtëpia e Bardhe bën me dije se Obama e mori detyrën në kulmin e recesionit më të keq në gati një shekull .

Video liston një shumëllojshmëri të arritjeve legjislative dhe veprimet që Presidenti mori në përpjekje për të përmirësuar ekonominë e vendit. Video përfundon me tekstin Bashkohu me ne." Fushata Obama-Biden , thuhet në video do të luhet gjatë tubimeve të Presidentit javën e ardhshme në Ohajo dhe Virxhinia. Video është publikuar disa ditë pas fushatës Republikane të kundërshtarit Mitt Romney, i cili lëshoi një sërë pyetjesh mbi rekordin e presidentit këto tre vjet , veçanërisht mbi papunësise në shtetin e Karolinës së Veriut, e cila do të presë Konventën kombëtare demokratike në shtator.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›