E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, grupi i 20 të arrestuarve sot del para gjykatës

Grupi i të arrestuarve gjatë operacionit të djeshëm “Monstrum” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit është mbajtur gjatë tërë natës nëpër disa rajone policie. Rreth 20 të arrestuar janë marrë në pyetje nga policia dhe janë shqyrtuar detajet e akuzave të ngritura ndaj tyre, informon INA.
 

MPB dje kërkoi 24 orë kohë për të ngritur akuzat penale kundër të ndaluarve, ndërsa shtoi se më pas do të publikojë edhe emrat e tyre.
Ata sot pritet të çohen pranë Gjykatës penale Shkupi 1, ndërsa akoma nuk dihet se cilët janë personat e grupit të ndaluar që mund të akuzohen si përgjegjës të vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.
 

MPB dje bëri të ditur se të ndaluarit janë pjesë e një grupi radikal islamik dhe arrestimi i tyre u bë në disa lagje të Shkupit si Çair, Hasanbeg, Shutkë dhe Haraçinë. Arrestime pati edhe në komunën e Likovës, ku u arrestua një grua e moshuar 60- vjeçare, për armëmbajtje pa leje si dhe një i moshuar tjetër.
 

Policia theksoi se gjatë operacioni të koduar “Monstrum” është gjetur një armë automatike, katër pistoleta, bomba, gjashtë karikator automatiku si dhe materiale tjera të dyshimta.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›