Kristi Vangjeli luan si titullar pas 3 muajsh

Kristi Vangjeli do të rikthehet të luajë si titullar tek Arisi i Selanikut pas afro tre muajsh.
Në sfidën e së shtunës (5 dhjetor), lojtari i Kombëtares shqiptare do të zërë vendin e tij në krahun e majtë të mbrojtjes, në transfertën e vështirë në fushën e Levadhiakosit.
Nga ana tjetër ky është një lajm i mirë edhe për Kombëtaren Shqiptare që Vangjeli të jetë në formë të mirë dhe i gatshëm .