E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë, vazhdon gjykimi i Ratko Mlladicit

HAGE- Ne Tribunalin e Hages vazhdon gjykimi i ish-kreut ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladic.

Gjykimi ishte pezulluar të enjtën e shkuar për shkak të mungesës në gjyq të Mlladiqit, i cili qëndroi për disa ditë në spital.

Një vlerësim mjekësor i kryer me kërkesë të tribunalit vuri në duke se Mlladic është në gjendje të rregullt shëndetësore për tu përballur më gjyqin.

Ai akuzohet për genocid, krime lufte dhe krim kundër njerëzimit në rolin që ka pasur gjatë luftës në Bosnjë më 1992-1995, akuza këto, të cilat ai vazhdimisht i ka hedhur poshtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›