Imuniteti, Rama pret në PS Arvizun, Sekuin dhe Wolfarth

Takimi nisi rreth orës 10:00 në selinë e Partisë Socialiste, ku fillimisht mbërriti ambasadori i OSBE-së, Eugen Wolfarth, më pas ai i SHBA-së, Aleksandër Arvizu dhe në fund ambasadori i BE-së, Etore Sekui.
Mësohet se në këtë takim do të diskutohet çështja e shumëpërfolur së fundi, heqja e imunitetit për zyrtarët e lartë të shtetit.
Siç dihet, ky debat do të shtrohet për zgjidhje në datën 6 gusht, pasi atëherë është vendosur të votohet paketa e maxhorancës përmes ndryshimeve kushtetuese.
Partia Demokratike konkretizoi nismën për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë, përmes ndryshimit të Kushtetutës, duke e depozituar atë në Kuvend pak ditë më parë. Nisma e PD-së zhvesh nga imuniteti kryeministrin, ministrat, deputetët, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të gjithë gjyqtarët, Avokatin e Popullit dhe kryetarin e KLSH-së.
Sipas ndryshimeve në nenin 73, Kuvendi mund të kërkojë zbatimin e imunitetit të deputetëve vetëm me arsyen se po cënohet ndjeshëm funksionimi i Kuvendit. Dhe po kështu, ndryshe nga sa thuhet në Kushtetutë, propozohet që për çështje që lidhen me imunitetin, vendimi merret me votim të hapur.
Në nenet 126 dhe 137 me ndryshimet e bëra, zhvishen nga imuniteti gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Gjykatës së Lartë. Nga neni 137 është hequr pika 1, sipas së cilës, gjyqtari i Gjykatës së Lartë mund të ndiqet penalisht vetëm me miratimin e Kuvendit. Që Kushtetuta të ndryshohet detyrimisht kërkohet edhe konsensusi i opozitës.
Për këtë arsye PD-ja ftoi PS-në që t’i bashkohet kësaj nisme për heqjen e imuniteteve dhe ta miratojnë së bashku sa më shpejt për të përmbushur një nga detyrimet e procesit për integrimin europian të Shqipërisë.
Nga ana tjetër kreu i PS-së, Edi Rama, është shprehur pro heqjes së imunitetit, por deklaroi se opozita nuk do të nxitohet për të miratuar ndryshimet në Kushtetutë.
Më datën 20 korrik, Kuvendi merr në shqyrtim nismën e depozitur nga maxhoranca parlamentare për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë, ndërsa më datën 6 gusht pritet votimi i këtyre ndryshimeve në kunvend.
Ndërkombëtarët kanë qenë shumë këmbëngules në kërkesën e tyre për heqjen e imunitetit si një nga kushtet për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian./Start/E.G/
2012-07-16 10:58