E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ligjeve miraton rezolutën për raportin e KQZ-së

Socialistët refuzuan të votonin pro, pasi sipas tyre raporti ishte në kundërshtim me ligjin. "Raporti i KQZ-së ishte në kundërshtim me ligjin, ndërkohë që as kryetari i KQZ-së nuk erdhi të raportojë në komision", tha deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri. Për më tepër, që sipas tij, askush nuk është dënuar për shkatërrim zgjedhjesh.

Duke reaguar ndaj këtyre pretendimeve, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, argumentoi se "rezoluta e KQZ synon një gjuhë të ekuilibruar".

Ndërkohë në mbledhjen e radhës, Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë draftin për reformën zgjedhore, e arritur me konsensus mes palëve, ku përfshihet edhe riformatimi i KQZ-së.

Ekspertët janë mbledhur sot në ambientet e Kryesisë së Kuvendit për të zbardhur të gjitha ndryshimet, për t’i mbledhur në një dokument të vetëm dhe për t’ia paraqitur më pas komisionit.

                                                                                             2012-07-16 14:04
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›