Hagë, Mlladic del në gjyq, gjest kërcënimi gruas boshnjake
HAGE-Gjenerali serb i Bosnjës, Ratko Mlaldic u paraqit sot para Gjykatës Ndërkombëtare për Krime të Luftës për ish- Jugosllavinë në Hagë.
Prokurorët e Tribunalit të Hagës thanë sot se provat në rastin e Ratko Mlladic “përtej çdo dyshimi të arsyeshëm”, tregojnë se ky i fundit ka bërë fushatë për shfarosjen e myslimanëve, kroatëve dhe joserbëve të tjerë gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë e Hercegovinë.
Prokurorët bënë këtë deklaratë në procesin gjyqësor të ish shefit ushtarak të serbëve të Bosnjës, që po zhvillohet në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.
Shtatëdhjetëvjeçari përballet me 11 akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai mohon çdo keqbërje.
“E përbashkëta e këtyre krimeve janë individët që kanë marrë pjesë në këto krime, kanë ndarë qëllimin e përbashkët për t’i kryer ato. Prokuroria do të paraqesë prova që përtej çdo dyshimi të arsyeshëm do të tregojnë dorën e zotit Mlladic në secilin nga këto krime," tha Grum.
Mlladic akuzohet se ka udhëhequr masakrën e vitit 1995 ku tetë mijë burra dhe djem myslimanë janë vrarë në enklavën boshnjake të Srebrenicës, që konsiderohet si masakra më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.
Mlladic, po ashtu akuzohet për orkestrimin e rrethimit 44-mujor të Sarajevës nga forcat serbe të Bosnjës, i cili shpërtheu në luftë.
Konflikti vlerësohet të ketë lënë rreth 100,000 të vrarë dhe mbi 2.2 milionë të pastrehë.
Prokurori Dermot Grum tha se Mlladic ka udhëhequr fushatën për krijimin e “Serbisë së Madhe”.
“Katër ditë më parë janë bërë dy dekada që kur Ratko Mlladic është bërë komandant i shtabit kryesor të Ushtrisë së Republikës Serbe. Në atë ditë, Mlladic ka nisur pjesëmarrjen e tij të plotë në një orvatje kriminale, që tashmë po përparonte. Në atë ditë, ai ka nisur realizimin, përmes fuqisë ushtarake, të qëllimeve kriminale për spastrim etnik të Bosnjës”, ka thënë Grum.
Mlladic hyri me kokë lartë në dhomën e gjykatës, duke ngritur lart gishtin e madh të dorës dhe duke iu duartrokitur mbështetësve të tij.
Gjatë seancës, ai e shikoi në sy një nga gratë myslimane të Bosnjës në audiencë, dhe ngriti dorën përgjatë qafës, një gjest kërcënues që nënkupton “t’i heqësh kokën dikujt”.
Ky gjest, bëri që gjykatësi të kërkojë një pushim të shkurtër dhe urdhëroi që t’i jepet fund të “ndërveprimeve të papërshtatshme”.
Mesohet se gruaja myslimane ka humbur 22 familjare ne vitin 1995 ne Srebrenice.
Mlladic ka refuzuar që të japë deklaratë mbi akuzat që rëndojnë mbi të, por ka mohuar çdo veper te keqe, duke thënë se ka vepruar për të mbrojtur serbët në Bosnje.
Ai i ka hedhur poshtë akuzat duke i quajtur ato “monstruoze” dhe ka thënë se është shumë i sëmurë për t’i bërë ballë gjykimit. Gjykata ka futur në procedurë deklaratën ”nuk jam fajtor”, në emër të tij.
Aktivistja për të drejtat e njeriut në Beograd, Natasha Kandic, thotë se gjykimi për krime lufte në Bosnje, do të jetë i përfunduar, kur të përfshihen edhe krimet që kanë ndodhur jashtë Srebrenicës.
“Ai ishte po ashtu gjenocid, edhe ai që u krye jashtë Srebrenicës, në pjesë tjera të Bosnjes? Nëse prokuroria dëshmon se kjo ka ndodhur edhe në pjesë tjera, atëherë tabloja për përgjegjësinë e krimeve në Bosnje dhe Hercegovinë, do të jetë më e plotë, dhe do të hapë hapësirë për vlerësimin e rolit të Serbisë dhe forcave të saj të armatosura në kryerjen e këtyre akteve kriminale”, i tha Radios Evropa e Lirë, Natasha Kandic.
Ekspertët thonë se gjyqi mund të zgjasë deri në tre vjet. Po qese ai dënohet, ai përballet me burgim të përjetshëm, që është edhe dënimi maksimal.
Mlladic, në moshën 70 vjeçare, është pothuajse protagonisti i fundit më i rëndësishëm i luftërave ballkanike të viteve të 90-ta, që del para kësaj gjykate.
Radovan Karaxhic lideri politik i kohës së luftës i serbëve të Bosnjes dhe mik i Mlladiqit, po ashtu po gjykohet në të njëjtën gjykatë.
(d.b/Evropaelire/BalkanWeb)