Demagogjia qeveritare për shërbimin parësor shëndetësor
Të gjithë e dimë situatën e rënduar në të cilën ndodhet sot shëndetësia e sidomos shëndetësia në fshatin shqiptar. Në një situatë të tillë ku gjithkush mendon veç të largohet, sigurisht një rol të rëndësishëm negativ ka luajtur edhe sistemi i degraduar shëndetësor në fshat. Për shumëkënd, edhe nga ne, është i paimagjinueshëm fakti që pjesës më të madhe të mbi gjysmës së shqiptarëve, (atyre që banojnë në fshat) u duhet të ecin deri disa orë, për të pasur mundësinë e një vizite tek mjeku i familjes. E çudia vazhdon, ku thuhet nga goja e Titullarit të Ministrisë se Shëndetësisë që aksesi për pacientët është ndër më të mirët në vendin tonë. E si mundet të bëjë demagogji kështu një drejtues. E si mundet mos të skuqet një njeri kur gënjen në mes të ditës dhe thotë se: “Parandalimi dhe imunizimi janë sukses i reformës në Shëndetësi” (“Gazeta Shqiptare”, datë 13.05.2012)!!
“Të parandalosh, është më lehtë (dhe më mirë) se sa të mjekosh”. Kjo shprehje e vjetër mbase sa vetë arti i mjekësisë merr një vlerë edhe më të madhe në kohën e sotme, kur edhe metodat diagnostikuese dhe depistuese janë zhvilluar ndjeshëm dhe janë bërë gjithnjë e më të lehta në përdorim edhe nga njerëz jo profesionistë të fushës së mjekësisë. Nëse do t’i hedhim një sy të shpejtë detyrave dhe punës konkrete të mjekut të familjes sot, do të shohim se ai është zhveshur në mënyrë të plotë nga funksioni i tij depistues dhe parandalues. Aktualisht, Ministria e Shëndetësisë mjaftohet vetëm me një promocion të thatë shëndetësor, me vendosje posterash nëpër qendra shëndetësore për të informuar qytetarët në lidhje me rreziqet që sjell gripi, duhanpirja, apo sëmundjet infektive. Pa mohuar rëndësinë e informimit të qytetarëve, është për t’u theksuar se asgjë nuk është bërë në gjithë këto vite në lidhje me depistimin e popullatës në lidhje me sëmundje të ndryshme. Nuk kemi asnjë studim serioz që të evidentojë rrezikun dhe mandej edhe nevojën e përkujdesjes për zona të ndryshme gjeografike, apo shtresa të ndryshme shoqërore në lidhje me patologji të caktuara. Është për të ardhur keq që puna depistuese e kryer me aq përkushtim nga mjekë dhe infermierë, edhe pse me mungesa dhe vështirësi të theksuara, i përket periudhës së para shumë viteve. Këto mangësi të shoqëruara edhe me aftësi të ulëta diagnostike kanë çuar në jo pak raste në shfaqjen e sëmundjeve tashmë të fshira nga kujtesa dhe të organizimit të fushatave urgjente të vaksinimit me efikasitet të dyshimtë. Mjafton të përmendim fushatën e vaksinimit për poliomielitin në vitin 1998. Sigurisht që në këtë mungesë totale të sistemeve të organizuara të depistimit, humbësit e mëdhenj janë qytetarët shqiptarë, të cilët në mungesë të diagnostikimit të hershëm të patologjive humbasin shëndetin, paratë apo edhe më keq. Nuk mund të lëmë pa përmendur faktin që ka edhe grupe të caktuara interesi brenda apo edhe jashtë sistemit shtetëror, të cilët indirekt nxjerrin përfitime nga kjo situatë duke e kanalizuar diagnostikimin dhe më pas mjekimin e pacientëve sipas interesave monetare.
Ne jemi këtu për t’ju thënë se një situatë e tillë është e papranueshme për Partinë Socialiste dhe idetë që ajo përfaqëson, sepse ne mendojmë se asetet më të çmuara të një vendi janë qytetarët e tij dhe shëndeti i tyre përfaqëson një prioritet në politikat drejtuese.
Jo më larg se 8 kilometra nga këtu, në ish-zonën industriale të Porto-Romanos mijëra familje nga e gjithë Shqipëria janë vendosur, pa e ditur rrezikun që u kanoset nga ndotja industriale e zonës që prej periudhës së komunizmit, por që ka gjasa të shtohet me planet e qeverisë për TEC-e me qymyr. Sipas të dhënave të ndryshme, incidenca e sëmundjeve kancerogjene është rritur ndjeshëm në këtë zonë sidomos tek gratë e reja. Projektet e qeverisë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë mbi diagnostikimin e sëmundjeve kancerogjene përmes përdorimit të mamografisë falas dhe të PAP-testit kanë rezultuar jo efikase, të paaksesueshme dhe shpeshherë thjesht me funksion mediatik, ndërkohë që realiteti vjen duke u rënduar.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në vendin e dytë në listën e sëmundjeve që shkaktojnë vdekjen në vendin tonë është grupi i sëmundjeve tumorale. Është rritur ndjeshëm numri i grave të reja që preken nga kanceri i gjirit apo kanceri i ovareve. Edhe më i dhimbshëm është fakti që pjesa më e madhe e këtyre grave diagnostikohen në stade të avancuara të sëmundjes, kur pak ka ngelur për t’u bërë dhe mjekimi shërben vetëm për të lehtësuar dhimbjet.
Është e dhimbshme të shikosh nëna me fëmijë në krahë që ecin në diell e në shi për të vaksinuar bijtë e tyre. Është e trishtueshme që shumë pacientë të moshës së tretë, fiken ngadalë në shtratin e vdekjes pa pasur mundësinë e kryerjes së disa analizave të thjeshta. Raste të veçanta mund të përmendim me dhjetëra. Shkaku kryesor i kësaj situate është mbulimi i pamjaftueshëm i territorit me mjekë të familjes, dhe janë pikërisht zonat rurale ato që vuajnë më shumë. Paaftësia e qeverisë aktuale në stimulimin e mjekëve të rinj financiarisht dhe profesionalisht, për të punuar në zonat rurale, ka bërë që shqiptarët të vuajnë mungesën e shërbimit minimal shëndetësor. Gjendja fizike e pjesës më të madhe të qendrave shëndetësore në fshatra është pak të thuash që të shkakton keqardhje. Shpeshherë, edhe pa kushtet minimale të nevojshme për të kryer një vizitë mjekësore normale.
Kjo gjë rrit ndjeshëm subjektivizmin në diagnostikim dhe mjekim, gjë që rezulton me ulje të cilësisë së shëndetit dhe jetës. Pozicionimi i ambulancave në lidhje me zonat e banuara, jo rrallë është orientuar sipas interesave të ngushta të drejtuesve lokalë të shëndetësisë dhe nuk u përshtatet nevojave të banorëve. Trajtimi i urgjencave mjekësore në fshat është një tjetër problem shumë i ndjeshëm. Në pjesën më të madhe të rasteve ndihma e parë jepet nga persona të pakualifikuar, abuzimi me fondin e barnave të urgjencës në qendra shëndetësore është një nga burimet e sigurta të fitimit për drejtuesit e qendrave (me bekimin e eprorëve), gjë e cila çon në mungesa të theksuara në medikamente bazë. Shërbimi i transportit me autoambulancë është një luks i paimagjinueshëm, sepse edhe kur ekzistojnë të tilla, të dhuruara nga ndonjë organizatë jo fitimprurëse, shërbejnë vetëm për të justifikuar konsumin e karburantit.
Për cilin shërbim shëndetësor parësor e keni fjalën zoti Ministër, kur e keni kthyer atë në themelin e degradimit shëndetësor!!!
Po t’u hedhim një sy detyrave që duhet të përmbushë sot një mjek familjeje në fshat, do të vërejmë se përveç ngarkesës që ka si mjek për të gjitha grupmoshat, urgjencat mjekësore, plotësim dokumentacioni, i duhet që të merret edhe me probleme krejtësisht jashtë sferës mjekësore, siç janë: llogaritja e vleftës financiare për çdo recetë të rimbursueshme dhe mostejkalimi i kufirit maksimal të vleftës mujore të rimbursimit, evidentimi i emigrantëve apo personave jo rezidentë dhe deri dhënieje llogarie për familjet me probleme sociale apo personat e dhunuar në familje, edhe në rastet kur këta të fundit nuk janë drejtuar asnjëherë tek mjeku. Të gjitha këto detyra që i shtohen muaj pas muaji mjekut të familjes shoqërohen me presionet dhe gjobat periodike të inspektorëve të ISKSH-së, që i trajtojnë mjekët si vasalë, nga të cilët duhet të mblidhet haraçi vjetor. E gjithë kjo situatë bën që mjekët të punojnë të stresuar dhe t’u kushtojnë një pjesë të konsiderueshme të orarit të punës pjesës burokratike, dokumentare, në dëm të kohës në shërbim të pacientit.
Zoti Ministër, në vizionin e Partisë Socialiste për shëndetësinë mjeku i familjes shihet si partner serioz në përmirësimin e cilësisë së jetës së shqiptarëve. Puna dhe aktiviteti i tij janë thelbësore në diagnostikim, trajtim dhe sidomos parandalim. Për këtë arsye, marrëdhënia që do të ndërtohet ndërmjet mjekëve të familjes dhe institucioneve shëndetësore do të jetë ajo e respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të ngushtë për përmirësimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimit.
Së paku, merrni mundimin dhe ndiqni tryezat e organizuara nga Partia Socialiste dhe jo të kopjoni shprehje të programit të saj për Shëndetësinë.
Në përfundim, do desha të shtoja se ne do ta implementojmë programin tonë “Për një Rilindje Shqiptare”, se ekziston angazhimi profesional, menaxhimi i duhur dhe sidomos vullneti politik. Dhe janë pikërisht këta tre faktorë çelësi i suksesit të reformës në shëndetësi të Partisë Socialiste.
Alfred Sloan ka thënë:
MOS NGATERRONI MENAXHIMIN E DOBET ME FATIN. JU MUND TE PERMIRESONI POZICIONIN TUAJ ME NJE MENAXHIM TE MIRE.
ALKETA HILA *Kryetare e grupit të punës për shërbimin parësor, në PS
(er.nu/GSH/BalkanWeb)