E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë,masa sigurie në përvjetorin e pavarësisë

Në një kohë kur janë shtuar paralajmërimet serbe për destabilizim të situatës, qeveria kosovare vendos rritjen e sigurisë. Ministri i Brendshëm Zenun Pajaziti, ka njoftuar se do të shtohen masat e sigurisë në ditën e përvjetorit të parë te pavarësisë së vendit. Ministri dhe krerët e policisë siguruan qytetarët se nuk do të lejojnë djegien e pikave kufitare me Serbinë, pavarësisht kërcënimeve të serbëve. Edhe krerët më të lartë të shtetit e kanë ftuar komunitetin serb, që të përmbahet dhe të mos përfshihen në veprime destabilizuese. Reagimet e Prishtinës vijnë pas kërcënimit të njërit prej anëtarëve të Këshillit Nacional Serb, Milan Ivanoviç, se serbët do të djegin sërish pikat doganore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›