Kamboxhia, fundoset anija, vdesin 17 persona
Katërmbëdhjetë gra dhe tre burra po udhëtonin drejt një tempulli lokal budist, rreth 200 kilometra nga Pnom Peni, kur anija e tyre e tejmbushur u fundos pas rrymave të fuqishme. Autoritetet arritën të largonin edhe nëntë motobarka nga anija, që u fundos në një zonë të prekur kohët e fundit nga përmbytjet si pasojë e shirave të dendur.