Haiti, Armstrong dhuron 250 mijë dollarë

Lance Armstrong ka premtuar, në emër të fondacionit të tij "Livestrong", një kontribut prej 250 mijë dollarë amerikane për të ndihmuar popullin e Haitit të prekur nga tërmeti. çiklist amerikan, 7 herë fitues i Tour de France, tha se është "thellësisht i dëshpëruar" për atë çfarë u ndodhi banorëve të Haitit.