E Diel, 1 Nëntor 2026

Haiti, vazhdojnë operacionet e shpëtimit pas katastrofës

Kanë vazhduar edhe ditën e dytë pas tërmetit shkatërrimtar operacionet e shpëtimit në zonën e fatkeqësisë në shtetin e paqësorit të jugut, në Haiti. Me mijëra punonjës në mbarë vendin janë duke gërmuar nën rrënoja për të gjetur ndonjë të mbijetuar të mundshëm pas tërmetit 7 ballësh.
Bilanci tragjik ka filluar që të thellohet me kalimin e orëve. Me dhjetëra mijëra të vdekur janë deklaruar nga autoritetet vendore. Por përveç vështirësive në gjetjen e viktimave nën rrënoja, punonjësit e emergjencave janë duke hasur vështirësi edhe në komunikimin mes tyre për të kordinuar lëvizjet. Me qindra rrugë në mbarë vendin janë shkatërruar plotësisht duke bërë të pamundur lëvizjen nga një zonë në tjetrën. Gjithashtu edhe linjat telefonike janë prishur në shumë zona të Haitit. Në zonën e katastrofës janë raportuar se 16 punonjës të OKB-së deri më tani janë raportuar të vdekur, ndërsa 56 punonjës të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ish-presidenti amerikan Bill Klinton ka qenë një nga të dërguarit në Haiti dhe ai ka shprehur keqardhjen e tij për gjendjen e mjerë në të cilën ndodhet shteti i paqësorit të jugut.
"Ky vend ka nevojë të menjëhershme për mjetet më bazike. Në të gjithë vendin ka mungesë ushqimi, veshmbathjesh si edhe uji. Këta njerëz kanë nevojë për ndihma nga çdo cep i globit. Sado e vogël që të jetë kjo ndihmë, ajo duhet të jepet, çdo dollar është i vlefshëm për këta njerëz."- pohoi ish-presidenti Klinton.
Epiqendra e tërmetit biblik ka qenë vetëm 10 milje larg Port-au-Prince, kryeqytetit të Haitit i cili është i banuar nga 4 milionë banorë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›