Haiti, Reali Madridit nis projektin bamirës "Ndërto të ardhmen"

Fondacioni bamirës i Realit te Madridit ka nisur nje projekt te quajtur “Nderto te Ardhmen” per te ndihmuar femijet ne Haiti. Me te ardhurat e këtij projekti do te rindërtohet shkolla San Gerardo e kryeqytetit Port au Prince, qe ishte nje nga vendet qe u shkatërrua nga termeti qe goditi shtetin e vogel. Presidenti i Realit te Madridit Florentino Perez i shoqeruar nga ambasadori haitian ne Spanje dhe futbollistet Raúl, Iker Casillas dhe Sergio Ramos, ka thene se klubi i tij kërkon te ndihmoje vendin ne luften kunder varferise.
“Fondacioni jone ka si objektiv te kontribuoje dhe te ndihmoje luften
kunder varferise se thelle dhe kunder urise. Ne e bejme kete ne shume
vende te botes, nderkohe qe nga dita e sotme do te ndihmojme Haitin,
pasi njerëzit atje kane nevoje tani per te gjithe ne”, eshte shprehur
Perez. Presidenti i Realit te Madridit ka thene gjithashtu se fondacioni
do te rindertoje shkollen ku edukohen 800 femije haitiane. Nderkohe
Fondacioni i Realit te Madridit ka hapur nje llogari bankare per te
mbledhur donacione ne ndihme te 1.5 milione haitianeve te cilet kane
mbetur pa strehe pas termetiti qe vrau me shume se 200 mije persona.
Nertan Prifti
< I mëparshmi